image "Pa rend e pa distancë, e rrezikojmë jetën për një vaksinë", qytetari nga Peja ankohet për procesin e vaksinimit

Sinjalizime

“Pa rend e pa distancë, e rrezikojmë jetën për një vaksinë”, qytetari nga Peja ankohet për procesin e vaksinimit

news image

Një qytetar nga Peja është ankuar për procesin e vaksinimit në Objektin e Drejtorisë së Kulturës në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Ky qytetar për Sinjalin ka treguar se në këtë qendër askush nuk po i respekton terminet, andaj qytetarët po detyrohen të presin me orë për të marrë vaksinën.

“Kom pas termin për vaksinim ku te shkoj me u vaksinu i shoh 200-300 vetë tu prit në rend pa distancë pa rregulla. E rrezikojmë jetën për një vaksinë kjo ka ndi dhe në Pejë”, ka thënë qytetari për Sinjalin.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 2peje.jpg

Tutje ky qytetar ka treguar se vaksinën kishte për ta marrë në orën 11:30, pasi që kështu e kishte njoftuar MSh-ja, mirëpo ai ka pritur afër dy orë për ta marrë atë.

“Kom pas me marr vaksinën në ora 11:30 kom prit deri ne ora 13:20 deri sa jom hy mrena”, ka shtuar tutje ky qytetar. /Gazeta Sinjali/