image Pa filluar mirë, Suedia kalon në epërsi

Futboll

Pa filluar mirë, Suedia kalon në epërsi

news image

Suedia është duke luajtur ndeshjen e fundit ndaj Polonisë, shkruan Sinjali Sport.

Suedia ka kaluar në epërsi në fillim të ndeshjes, 1-0.

Emil Forsberg realizoi golin e minutës së dytë.

Suedia si liderë e Grupit E, luan ndaj Polonisë që ka vetëm një pikë dhe gjendet e fundit në tabelë.

Në “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut të Rusisë po zhvillohet ndeshja, që ka nisur në ora 18:00.

Në të njëjtin orar luhet edhe takimi mes Sllovakisë dhe Spanjës, që janë në po këtë grup, ku lufta për kualifikim do jetë e zjarrtë. /Gazeta Sinjali Sporti/