image Ozil shënon pas afro një vit e gjysmë, golin e realizoi ndaj portierit të Kosovës

Futboll

Ozil shënon pas afro një vit e gjysmë, golin e realizoi ndaj portierit të Kosovës

news image

Ish-futbollisti i Arsenalit, është rikthyer nga lëndimi dhe mbrëmë u inkuadrua nga minuta e parë, në ndeshjen që Fenerbahce e zhvilloi në udhëtim ndaj Adana Demirspor.

Ai shënoi golin e vetëm në këtë takim, pas plotë 18 muajve, duke i kështu dhuruar skuadrës së tij tri pikë të plota.

Mesut Ozil , sezonin e kaluar kishte vendosur të rikthehet në vendlindje, ku ka nënshkruar kontratë me Fenerbahcen, por pas një kohe të shkurtër, ai pësoi një lëndim të rëndë që e mbajti jashtë fushave të blerta deri në përfundim të sezonit.

Për skuadrën vendase, debutoi reprezentuesi kosovar, Arijanet Muric, duke pasur paraqitje mjaftë të mirë, përkundër humbjes. /Gazeta Sinjali Sporti/