image Ozil largohet falas nga Arsenali pas 1 viti, Turqia destinacioni i ardhshëm

Futboll

Futboll/ Ozil largohet falas nga Arsenali pas 1 viti, Turqia destinacioni i ardhshëm

news image

Arsenali mbetet peng i Mesut Ozil. Fantazisti ka vendosur të respektojë kontratën që ka mbetur me topçinjtë deri në vitin 2021 ndërkohë që paguhet jo pak por 350 mijë paund në javë.

Së fundmi një mik i afërt i Ozil ka zbuluar se sezonin e ardhshëm kur të jetë edhe lojtar i lirë më shumë mundësi do të transfertohet në Turqi te Fenerbahçe ku po punohet që tani për një operacion të tillë.

Nuk do të jetë e lehtë të arrihet një akord pasi Ozil përfiton shumë por lojtari është i detyryar të heqë dorë nga paga marramendëse që merr te Arsenali.