Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj vendimit të Speciales, pasi që kjo e fundit shpalli fajtor Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, duke i dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë, shkruan Gazeta Sinjali.
Klinaku ka paralajmëruar se do të protestojnë kundër këtij vendimi, por se këtë do ta bëjë vetëm nëse merr leje nga Gucati dhe Haradinaj.
“Unë pres nga kjo prokurori që t’i m’i sjell CD-të dhe unë prapë ia qes në media. S’e njohim këtë gjykatë dhe se kemi njohur asnjëherë. Kjo gjykatë s’i ndjek krimet e luftës, por shqiptarët. Fatkeqësi që deputetët e Kosovës miratojnë gjykatë politike, edhe tash deputetët që janë nuk marrin masa ndaj kësaj pseudo gjykate”.
“Nëse shokët tonë që janë atje thonë se duhet të protestojmë, ne do të protestojmë edhe para Kuvendit”.