image OVL-UÇK kërkon lirimin e Fazliut: Të hetohet dhuna e ushtruar nga ana e policisë

Siguri

OVL-UÇK kërkon lirimin e Fazliut: Të hetohet dhuna e ushtruar nga ana e policisë

news image

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar lirimin e ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Faik Fazliut, i cili është arrestuar mbrëmë në një lokal në Prizren, transmeton Gazeta Sinjali.

Klinaku ka thënë se Fazliu nuk i kishte kanosur zyrtarët policorë, siç kanë thënë policia, mirëpo, sipas tij, është ushtruar dhunë ndaj veteranit të UÇK-së.

Së pari, sqarim për mediat që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish-kryetar, por nuk është tani dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor“, ka shkruar ai.

Klinaku ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Fazliut, si dhe nisjen e hetimeve ndaj zyrtarëve policorë të përfshirë në këtë rast.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policorë”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/