image OVL-UÇK i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Hapni ju arkivat për krimet dhe masakrat që i keni bërë ndaj shqiptarëve

Kosovë

OVL-UÇK i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Hapni ju arkivat për krimet dhe masakrat që i keni bërë ndaj shqiptarëve

news image

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka kërkuar sot që të hapen arkivat e UÇK-së, në të cilat ai pretendon se ka të dhëna për varreza masive me civilë dhe ushtarë serbë.

Klinaku ka thënë se nuk ka asgjë për t’u fshehur në këto arkiva, derisa i ka kërkuar Serbisë që t’i hapë arkivat për krimet dhe masakrat që i ka kryer ndaj shqiptarëve, raporton Gazeta Sinjali.

“Vuçiq, arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura për publikun, ato janë edhe të hapura sepse nuk ka se çfarë të fshihet në to. Hapni ju Serbia arkivat, tregoni krimet dhe masakrat që i keni bërë ndaj shqiptarëve dhe zbuloni edhe varrezat që i keni fshehur me vite të tëra”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/