image Oto John realizon, Prishtina 2-0 Connah’s Quay

Futboll

Oto John realizon, Prishtina 2-0 Connah’s Quay

news image

Kampioni i Superligës së Kosovës Prishtina po zhvillon ndeshjen e parë të kualifikimeve në Conference League, shkruan Sinjali Sport.

Bardhekaltërit po fitojnë ndaj Connah’s Quay me rezultat 2-0.

Sulmuesi i kryeqytetasve Oto John e ka realizuar golin e dytë në minutën e 52-të.

Leotrim Bekteshi realizoi golin e vetëm deri tash në këtë takim, në minutën e 41-të, pas krosimit të Xhevdet Shabanit.

Përballja mes kampionëve të shteteve përkatëse po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas nëntë ditëve në Uells. /Gazeta Sinjali Sporti/