image Osmani tregon se a do të kalojë nga LDK në LVV

Politikë

Osmani tregon se a do të kalojë nga LDK në LVV

news image

Kryeparlamentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në lidhje me aderimin nga Lëvizja Demokartike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani tha se bashkëpunimi me VV-në nuk kishte të bënte me kalimin në këtë parti, duke shtuar se bashkëpunimi me këtë subjekt ishte gjithmonë për interesa të Kosovës.

“Bashkëpunimi im me VV-në ishte në natyrë tjetër, nuk kishte të bënte me ndonjë anëtarësim timin potencial në parti dhe do të jetë bashkëpunim në interes të Kosovës deri në shkapje të shtetit”-, ka thënë Osmani për Syri.net

Ndryshe Osmani ka bërë të ditur se shumë nga ta (pjestarë të VV-së), i ka njohur nga koha e studimeve.

Ndërsa e pyetur se si do ta vazhdojë bashkëpunimin ndërsa dihen raportet e saj në LDK, dhe nëse do largohej nga aty e të bashkohej me VV-në, Osmani përgjigjet tha se nuk është e nevojshme të kalojë në VV për ta bërë këtë luftë.

“Nuk kam nevojë të anëtarësohem në Vetëvendosjen për ta bërë këtë luftë. Do të jem gjithmonë në Kosovë e do të gjejë gjithmonë rrugë. Në këtë kontekst e kam parë gjithnjë bashkëpunimin me Vetëvendosjen”, ka thënë Osmani. /Gazeta Sinjali/.