image Osmani takohet me Munsch: Kosova është e përkushtuar në bashkëpunimin me NATO-n dhe KFOR-in

Kosovë

Osmani takohet me Munsch: Kosova është e përkushtuar në bashkëpunimin me NATO-n dhe KFOR-in

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon.

Në takim me admiralin Munsch, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, kundër rreziqeve të sigurisë, si dhe për të kontribuar në mënyrë të suksesshme për paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës.

Presidentja Osmani e njoftoi admiralin Munsch se Forca e Sigurisë së Kosovës është në tranzicion dhe po zhvillohet profesionalisht në përputhje me standardet e NATO-s.

Ajo ka theksuar se FSK-ja i mundëson Kosovës të bëhet një kontribuuese aktive në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

/GazetaSinjali/