image Osmani takohet me kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright

Sociale

Osmani takohet me kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, të cilën e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin për fillimin e suksesshëm të Programit Kompakt për Republikën e Kosovës.

Presdientja Osmani ka theksuar dedikimin e institucioneve të Kosovës për këtë program, gjë që është reflektuar edhe në procesin e negocimit, nënshkrimit, si dhe ratifikimit në një kohë rekord nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

E para e vendit ka theksuar se projekti do ta vendosë Kosovën në hartë si shembull për të gjithë rajonin dhe më gjerë për sa i përket investimeve në sektorin e energjisë.

Ajo vlerësoi se investimi në bateri do të ndikojnë në lehtësimin e tranzicionit energjetik dhe integrimit më të shpejtë të burimeve të ripërtërirë të energjisë në sistemin energjetik, përderisa, ngritja e kapaciteteve të fuqisë punëtore e në veçanti të grave, do të ndikojë në krijimin e burimeve të nevojshme njerëzore për implementim të suksesshëm të projekteve inovative.

Presidentja Osmani ka potencuar mbështetjen e vazhdueshme për të gjitha institucionet relevante me qëllim të materializimit sa më shpejt të programit, gjë që përfundimisht do të ndikojë edhe në tërheqjen e investimeve të huaja.

Osmani ka folur edhe për miqësinë e palëkundur në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se programi i ri me MCC-në do të shënojë një kapitull të ri që konfirmon edhe njëherë raportin e veçantë ne mes të dy vendeve tona.

Me këtë rast, presidentja Osmani i ka shprehur Albright mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për kontributin e nënës së saj, ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, për lirinë e popullit tonë.

/GazetaSinjali/