image Osmani takohet me kryediplomatin Tajani: Italia është në vijën e frontit për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Politikë

Osmani takohet me kryediplomatin Tajani: Italia është në vijën e frontit për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim në Itali me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Antonio Tajani, për të diskutuar fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh dhe perspektivat evropiane të Kosovës, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë.

Bëhet e ditur se takimi është pjesë e strategjisë së re, më të strukturuar dhe afatgjate të politikës së jashtme italiane që qeveria e tyre po zbaton në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me angazhimin afatgjatë të Italisë për arritjen e stabilitetit, sigurisë dhe integrimit të të gjashtë vendeve të rajon brenda Bashkimit Evropian.

Rreth takimit me Osmanin, Tajani e ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij në Twitter.

I konfirmova Presidentes Vjosa Osmani angazhimin e qeverisë sonë për Ballkanin. Ne jemi gjithashtu në vijën e frontit në Kosovë për siguri dhe stabilitet me misionin NATO_KFOR. Duam të forcojmë praninë tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është BE”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/