image Osmani takohet me ambasadoren e SHBA-së në Kombe të Bashkuara

Politikë

Osmani takohet me ambasadoren e SHBA-së në Kombe të Bashkuara

news image

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet në New York ku edhe po mbahet mbledhja e Kombeve të Bashkuara. Shefja e shtetit ka takuar edhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombe të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

Thomas-Greenfield e ka falënderuar Osmanin për lidershipin e treguar në iniciativat e Samitit për Demokraci, pranimin e refugjatëve dhe mbështetjen për Ukrainën.

Në këtë takim me presidenten Osmani ka qenë i pranishëm edhe Blerim Reka i cili ka filluar punën e tij si konsull i Kosovës në New York.

/GazetaSinjali/