Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka zhvilluar dje konsultime me katër subjekte politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do të zhvillojë sot takime me koalicionin Nisma-AKR në orën 11:00, me koalicionin e Grupit 6+ në orën 12:00 dhe në ora 13:00 do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese e ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.