image Osmani: Serbia po e shtrembëron të vërtetën për shtetin e Kosovës - Sinjali

Osmani: Serbia po e shtrembëron të vërtetën për shtetin e Kosovës

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se Serbia po i vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës dhe ajo po shtrembëron të vërtetën.

Osmani përmendi konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd, ku Serbia po e keqpërdorë statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës.

“Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrative e argumente të falsifikuara. Së fundi, në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd, Serbia sërish po e keqpërdor statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës”, deklaroi Osmani.

Për të kontribuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve, Serbia duhet të heqë dorë nga përpjekjet për ta minuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, përmes lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe me fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet e tjera”, u shpreh presidentja.
/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin