Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër organizimin e stërvitjeve të përbashkëta mes ushtrisë serbe dhe asaj ruse, raporton Gazeta Sinjali.
Osmani thotë se me këto stërvitje Serbia po e forcon ndikimin e Kremlinit dhe po e destabilizon rajonin.
“Ndërsa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Ushtrinë Amerikane (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po e destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, shkroi ajo në Twitter.