image Osmani reagon pas vrasjes së 18-vjeçares: Duhet të ketë drejtësi, nuk duhet heshtur

Sociale

Osmani reagon pas vrasjes së 18-vjeçares: Duhet të ketë drejtësi, nuk duhet heshtur

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj, përcjellë Gazeta Sinjali.

Osmani pret që për vajzën e vrarë të ketë drejtësi, ku shkruan se vetëm drejtësia mund të ndryshojë situatën e trishtë të pabarazisë më të cilën përballemi në Kosovë.

Presidentja thotë së nuk duhet heshtur apo të lejojnë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare.

Postimi i plotë i presidentes, Vjosa Osmani, në Facebook, pa ndërhyrje:

Për vajzën 18- vjeçare që e vranë në Ferizaj duhet të ketë drejtësi. Vetëm drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre ndaj grave e vajzave të Kosovës mund të ndryshojë situatën e trishtë të pabarazisë me të cilën përballemi sot në Kosovë.

Ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare. Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund. Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave.

Dhuna ndaj vajzave e grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme, por shoqëria jonë duhet të jetë e palëkundur dhe e vendosur në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj vajzave e grave.

Familjarëve, miqve dhe gjithë shoqërisë së vajzës së ndjerë u shprehu ngushëllime të sinqerta! Shpirti i saj do të pushojë në paqe atëherë kur të ketë drejtësi. Drejtësinë ua kemi borxh secilës vajze e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë.

/GazetaSinjali/