Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zgjedhur Instagramin për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve. Gjatë orëve të fundit, ajo i është përgjigjur disa prej pyetjeve dhe po vazhdon të përgjigjet.
Një prej pyetjeve të qytetarëve për presidenten Osmani, ishte edhe ajo për raportet e saj me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Çfarë janë raportet mes jush dhe Kryeministrit? Të mira, shumë të mira apo të shkëlqyeshme?”, ka qenë pyetja që një qytetar i ka bërë presidentes Osmani.
“Të shkëlqyeshme deri më tani”, është përgjigjur ajo.