image Osmani pritet në darkë nga Pelosi në SHBA, diskutuan për sigurinë e Ballkanit

Politikë

Osmani pritet në darkë nga Pelosi në SHBA, diskutuan për sigurinë e Ballkanit

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, mbrëmë është pritur në darkë nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Në darkën e organizuar për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, u diskutua rreth gjendjes aktuale dhe sigurisë në Evropë, e në veçanti në Ballkan, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në këtë pritje takova edhe Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, Senatorin Bob Menendez, Senatorin Lindsay Graham, Kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë”, ka shkruar Osmani.

Përveç presidentes Osmani, në SHBA ndodhet edhe kryeministri Kurti.

/GazetaSinjali/