image Osmani pret në takim kryetarin e Linzit, bisedojnë për thellim bashkëpunimi në mes të Kosovës e Austrisë

Politikë

Osmani pret në takim kryetarin e Linzit, bisedojnë për thellim bashkëpunimi në mes të Kosovës e Austrisë

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e Linzit, Klaus Luger, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e mirë të cilin e kultivojnë Kosova dhe Austria, mbi modelet e bashkëpunimit në nivel lokal, si promotor i integrimit të shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe rolin të cilin mërgata e Kosovës në komunën e Linzit, por edhe në gjithë Austrinë, e ka pasur tradicionalisht.

Osmani theksoi përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, qoftë gjatë vitet ’90, kur i njohu diplomat e Kosovës dhe ndihmoi në formimin e gjeneratave të tëra, qoftë pas luftës së Kosovës, kur ndihmoi në rindërtimin dhe zhvillimin e saj.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht në ekonomi, teknologjinë informative dhe arsim.

Presidentja e falënderoi po ashtu kryetarin Luger për bashkëpunimin e frytshëm të Linzit me Podujevën dhe theksoi peshën që këto lloj bashkëpunimesh kanë në përmirësimin e ekonomive lokale dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Linzit, Klaus Luger, ndërkaq, u shpreh i lumtur për vizitën dhe e falënderoi Osmanin për partneritetin e Kosovës me vendin e tij dhe qytetin Linz.

Ai tha se mërgata e Kosovës është integruar shkëlqyeshëm në shoqërinë austriake dhe është shndërruar në faktor të rëndësishëm zhvillimi.

/GazetaSinjali/