image Osmani: Po punojmë që ta padisim Serbinë për gjenocid, por kërkohet akoma kohë

Politikë

Osmani: Po punojmë që ta padisim Serbinë për gjenocid, por kërkohet akoma kohë

news image

Në vazhdën e përgjigjeve në Instagram, presidentja Osmani i është përgjigjur një pyetje tjetër që lidhet me padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Osmani, i është përgjigjur dhjetëra pyetjeve mbrëmjen e kësaj të diele.

Zonja presidente, kur do të përgatitet padia për gjenocid ndaj Serbisë?”, ka qenë njëra prej këtyre pyetjeve.

“Është duke u punuar në këtë drejtim, por kërkohet akoma kohë që të finalizohet e gjithë puna”, ka shkruar ajo.

Për padinë për gjenocid, ditë më parë ka folur edhe kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se kjo është çështje komplekse dhe gjgante, prandaj duhet bërë përgatitjet mirë.

“Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi. Po i bëjmë përgatitjet, është çështje komplekse e gjigante. Gjenocidi nuk është krim që vjetërsohet. Duhet të jemi të përgatitur para së të fillojmë këtë proces. Gjenocidin me NATO-n, e ka ndaluar bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

/GazetaSinjali/