image Osmani për gjysmë milion vaksinat që ShBA ia dhuroi Kosovës: Na u gjindën sërish pranë, si gjithherë

Kosovë

Osmani për gjysmë milion vaksinat që ShBA ia dhuroi Kosovës: Na u gjindën sërish pranë, si gjithherë

news image

Sot, në Kosovë kanë arritur mbi 503 mijë doza të vaksinës Pfizer që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia dhuruan Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden dhe popullin amerikan për këtë donacion dhe ka apeluar qytetarët që të vaksinohen.

“503 mijë vaksinat e dhuruara nga SHBA-të e të cilat arritën sot në vendin tonë janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi. Nuk ka asnjë arsye për mos vaksinim!”

Të rinj, pleq, mësues, shtatzëna, gra e burra, vaksinimi shpëton jetë! Vaksinohu edhe TI të shpëtosh veten, më të dashurit e tu, ekonominë dhe të ardhmen tonë! Faleminderit Presidentit Biden dhe popullit amerikan që na u gjinden sërish pranë, ashtu sikurse gjithherë”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/