image Osmani: Kosova është e aftë të organizojë zgjedhje demokratike

Kosovë

Osmani: Kosova është e aftë të organizojë zgjedhje demokratike

news image

Ushtruesja e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një komunikate drejtuar mediave, ka reaguar pas zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani ka thënë se Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike.

Tutje, e para e shtetit ka uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për  angazhimin me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike.

Reagimi i plotë:

U.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani me mesazh për procesin zgjedhor në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut

Osmani: Realizimi i të drejtës në votë, bazament i demokracisë 

Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike!

I uroj të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi, përkundër faktit se u realizua në kohë pandemie. 

Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Falënderoj poashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile për angazhimin në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve si dhe mediat për raportimin nga këto dy komuna!/Gazeta Sinjali/