image Osmani: Nuk kemi pranuar propozime të reja për Asociacionin

Politikë

Osmani: Nuk kemi pranuar propozime të reja për Asociacionin

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin, Albin Kurti kanë bërë homazhe te shtatoret e heronjve të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas homazhe në një prononcim për media, Osmani ka folur edhe për vizitën e emisarit të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ajo tha se shteti i Kosovës nuk do të pranoj asnjëherë modele që mund ta shndërronin vendin tonë në shtet jofunksional.

“Modele që do ta shndërronin Kosovën në shtet jo funksional as nuk na kërkohen as nuk i pranojmë”, u shpreh Osmani.

Osmani theksoi se për propozimet për të cilat po flitet në opinion lidhur me shtyrjen përpara të Asociacionit të komunave me shumicë serbe asnjëherë nuk u janë prezantuar.

Do ti takoj sot ata rreth orës 16:00, dua ti sqaroj se propozimet për të cilat po flitet asnjëherë nuk i janë prezantuar palës tonë, pra institucioneve të Kosovës. Problemi i madh është se kanë qenë përfaqësuesit e Kosovës ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive. Duhet ta themi një realitet sepse është e zeza në të bardhën, është letër e nënshkruar nga ish kryeministra të Kosovës dhe përgjegjësia duhet të merret si e tillë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se këto tendenca që pastaj përgjegjësia të gjuhet te komuniteti ndërkombëtar nuk i bëjnë nder Kosovës.

Qëndrimet tona sa i përket Asociacionit kanë qenë të qarta dhe nuk janë befasi për askënd”, tha Osmani.

Ndërkaq, kryeministri Kurti, tha se është më e drejtë që qëndrimet e tyre ti paraqesin pas takimit me përfaqësuesin Escobar dhe Lajçak. 

/GazetaSinjali/