image Osmani në Vjenë: Zgjidhja e vetme për paqe në Ballkan është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, në kufijtë aktualë

Politikë

Osmani në Vjenë: Zgjidhja e vetme për paqe në Ballkan është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, në kufijtë aktualë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Austri, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani është takuar me homologun e saj austriak, Aleksandër Van der Bellen, me të cilin, pas takimit, doli në një konferencë për media.

Osmani tha se Serbia duhet të kërkoj falje për krimet që i ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Madje, ajo i bëri thirrje publike presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të vendos lule në Bajtanicë.

E pyetur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhjes për konfliktin e ngrirë mes dy shteteve, Osmani tha se ekziston vetëm një zgjidhje.

Ajo tha se zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në Ballkan është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe drejtësia për civilët e vrarë, të mbijeturat e dhunës seksuale dhe të pagjeturit.

“Kjo që ju po e quani zgjidhje, për ne është njohje reciproke, është po ashtu e domosdoshme, sepse asnjë zgjidhje tjetër, përveç njohjes reciproke në kufijtë aktual të Kosovës, nuk do të mund të sillet paqe të qëndrueshme në rajonin tonë.”

Presidentja kërkoi nga Bashkimi Evropian që të jetë i qartë në raport me Serbinë e cila, sipas saj, luan me dy karta.

Mendoj që BE duhet të jetë e qartë me Serbinë, që ajo nuk mund të luaj me dy karta, edhe me Rusinë edhe me BE-në. Ajo nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë, edhe në atë me Rusinë edhe me BE-në, duhet ta zgjedh se cila është rruga e saj e vërtetë, e jo të sillet si proevropian në njërën anë, por ta rris bashkëpunim edhe ushtarak edhe ekonomik me Rusinë, duke e rrezikuar të gjithë rajonin tonë nga ndikimi rus”, tha ajo para gazetarëve./Gazeta Sinjali/