Sapo përfundoi seanca solemne për nder të Ditës së Çlirimit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ftoi gjithë deputetët që t’i mbjellin 1 mijë e 133 lule në oborrin e Kuvendit, në shënjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës.
Kryeparlamentarja Osmani tha se “këto lule po mbillen në kujtim të fëmijëve që u këputen pa u çelur mirë dhe që u shndërruan në lulen e lirisë së saj”, tha ajo.
Më poshtë, në fotofografi shihet kryeparlamentarja Osmani dhe deputetët e tjerë tek mbjellin lulet./ Gazeta Sinjali/