image Osmani: Kryesia ka vendosur që nesër të mbahet seanca e mocionit ndaj Qeverisë Kurti

Kosovë

Kuvendi/ Osmani: Kryesia ka vendosur që nesër të mbahet seanca e mocionit ndaj Qeverisë Kurti

news image

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj Qeverisë Kurti.

Osmani para gazetarëve tha se në këtë mbledhje, kryesia ka vendosur që senaca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të mbahet nesër në orën 11:00, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me shumicë katër vota për dhe dy vota kundër, kryesia ka vendosur që seanca të mbahet nesër në ora 11:00. Më lejoni të sqaroj që unë nuk jam pajtuar me këtë konstatim për shkak se mendoj se mes mbrotjes së interesit publik dhe respektimit të një procedure të seancës plenare, ne gjithmonë duhet të zgjedhim interesin publik”, ka thënë fillimisht ajo.

Lidhja Demokratike e Kosovës më 20 mars në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e ka dorëzuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Ky mocion  sipas LDK-së, është nënshkruar nga 46 deputetë dhe u iniciua pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm./Gazeta Sinjali/