image Osmani, Konjufca dhe Kurti shkojnë për ngushëllime te familja Binakaj në Gjakovë

Sociale

Osmani, Konjufca dhe Kurti shkojnë për ngushëllime te familja Binakaj në Gjakovë

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë shkuar sot për ngushëllime te familja Binakaj, në fshatin Devë të Gjakovë, e cila dje i dha lamtumirën e fundit, Valentinës dhe Erblinës.

Ato ishin nënë e bijë të cilat humbën jetën tragjikisht në aksidentin e së dielës ë Slavonski Brod të Kroacisë.

Tre liderët ngushëlluan familjarët për humbjen e tyre në të pamën që po qëndron ende e hapur në këtë familje.

Valentina dhe Erblina janë në mesin e dhjetë viktimave që u shuan, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin nga Frankfurti i Gjermanisë humbi kontrollin dhe u rrokullis jashtë rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti u lënduan edhe dhjetëra persona të tjerë, 27 prej të cilëve kanë mbërritur në Kosovë të martën./Gazeta Sinjali/