image Osmani i shkruan letër kryekuvendarit të Izraelit, ja çfarë i kërkon

Kosovë

Osmani i shkruan letër kryekuvendarit të Izraelit, ja çfarë i kërkon

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar Kreut të Kuvendit të Izraelit, Yariv Levin, takim dhe një video-bisedë për të diskutuar rreth vendosjes së raporteve diplomatike dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë kërkesë Osmani e ka dorëzuar përmes një letre zyrtare.

“Me padurim pres që të ju takoj. Ju lutem më tregoni se për kur mund të caktojmë një video-bisedë për të diskutuar rreth asaj se si do të mund të bashkëpunojmë”, thuhet në letrën saj.

Osmani shprehet se është veçanërisht e interesuar për krijimin e grupeve të përbashkëta parlamentare për të institucionalizuar bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy parlamenteve. / Gazeta Sinjali /