image Osmani i reagon ashpër Daçiqit: Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë

Politikë

Osmani i reagon ashpër Daçiqit: Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar ministrit t1% Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pasi ai e ka falënderuar sot Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës.

Kryeparlamentarja Osmani thotë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë që të hënën i premtoi SHBA-së që do të ndalë fushatën kundër Kosovës, ndërsa të martën e rifillon kampanjën kundër Kosovës.

“Sot, Daçiq e falenderon Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës. Prit një minutë. A nuk janë pajtuar që ta ndalin këtë absurditet. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, miq: të hënën, ata i premtojnë SHBA-së që ta ndalin kampanjën. Të martën, ata e rifillojnë atë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Se Serbia është pajtuar për ta ndalur fushatën kundër Kosovës e ka konfirmuar dje emisari i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, kur ka dhënë njoftimin për takimin e 27 qershorit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Grenell ka thënë se Serbia është pajtuar që të mos lobojë kundër pavarësisë së Kosovës, derisa Prishtina zyrtare janë pajtuar që të ndalin lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. /Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1272566747183280129?s=20