image Osmani: Hotit s'i besojnë as bashkëpartiakët e tij

Politikë

Osmani: Hotit s’i besojnë as bashkëpartiakët e tij

news image

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se askush s’i ka prishur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“As z. Kurti dhe as të tjerët nuk i kanë prishur marrëdhëniet me SHBA-të. Kanë pasur dallime me një ambasador ose të deleguar lidhur me një çështje substanciale që ka qenë shtylla themelore e programit tonë të përbashkët e gjë për të cilën edhe unë si kandidate për kryeministre atëherë, edhe z. Hoti edhe të tjerët në LDK kemi dalë dhe jemi zotuar para qytetarëve, ka qenë reciprociteti”, shtoi Osmani.

Osmani ka thënë se Hotit nuk i beson asnjë njeri në Kosovë, madje as bashkëpartiakët e tij.

“Asnjë njeri racional sot në Kosovë nuk i beson z.Hoti, madje s’i besojnë as bashkëpartiakët e tij dhe këtë ai e di shumë mirë, por kjo do të rikonfirmohet më 14 shkurt edhe një herë”, tha ajo në KTV.

/GazetaSinjali/