image Osmani: Gjuha e urrejtjes nga Serbia për shqiptarët ka mbizotëruar gjatë tërë historisë

Kosovë

Osmani: Gjuha e urrejtjes nga Serbia për shqiptarët ka mbizotëruar gjatë tërë historisë

news image

Për gjuhën e urrejtjes së Serbisë ndaj popullit shqiptar, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo gjuhë ka qenë mbizotëruese gjatë tërë historisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani përmes Twitterit ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë në Beograd për ta refuzuar dënimin e gjuhës së ministrit të Brendshëm Aleksandër Vulin, është një njollë në historinë e humnerës së qeverisë serbe.

Kjo duhet të jetë një hapje sysh për të gjithë ata që kanë shpresuar se Serbia do përmirësohej”, ka shkruar Osmani.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është drejtuar deputetëve të këtij Kuvendi për herë të parë në gjuhën shqipe, vetëm një ditë pasi Gjykata e këtij shteti kishte lejuar termin ofendues “šiptari”./GazetaSinjali/