Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po qëndron sot për vizitë në Kosovë.
Ai është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, para pak minutash, ndërsa në orën 11:20 pritet që të takohet me kryeministrin Kurti.
Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin slloven në kuadër të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin Ferenc Kajari.