image Osmani e mbron Kurtin: ​Në Kosovë s’ka asnjë shqiptar që është antiamerikan

Politikë

Osmani e mbron Kurtin: ​Në Kosovë s’ka asnjë shqiptar që është antiamerikan

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka folur rreth diskutimeve që ajo ka pasur me emisarin amerikan për dialogun Richard Grenell.

Vjosa Osmani ka thënë se obligimet e marra nga Washingtoni janë të njëanshme, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, pasi këto shtete kanë nënshkruar marrëveshje me SHBA-në.

Ajo ka folur edhe për takimet që ka pasur me ish-ambasadorin Richard Grenell.

“Me Grenell kam pasur takime dhe i kam dhënë shumë ide. Ne kemi diskutuar çdo ditë për ide të ndryshme. SHBA na kanë shpëtuar nga shfarosja. Në Kosovë nuk ka asnjë shqiptar që është antiamerikan”, tha ajo në Kanal 10.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pak orë pasi që Grenell shkroi në Twitter se ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kundër Amerikës.

“Një gjë është e sigurt, ju çdoherë mund të llogarisni se Albin Kurti do të jetë kundër SHBA-së. Ai ishte kundër ideve të Obamas dhe të Bushit. Nuk paguhen faturat me simbolizëm, por me vende pune”, ka qenë reagimi i Grenellit ndaj postimit të Kurtit në Twitter./Gazeta Sinjali/