image Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i Demaçit: Simbol i rezistencës shqiptare

Kosovë

Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i Demaçit: Simbol i rezistencës shqiptare

news image

Me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, shkuan për homazhe pranë varrit të veprimtarit kombëtar, Adem Demaçi.

Osmani tha se Demaçi është simboli i rezistencës së shqiptarëve, i cili para interesit të vet, vendosi interesin e përgjithshëm.

“Sapo nderuam simbolin e rezistencës së shqiptarëve në Kosovë. Njeriun i cili para lirisë individuale e vendosi lirinë kolektive dhe para interesit të vet, e vendosi interesin e përgjithshëm. Veprimtarin e çështjes kombëtare, zotëri Adem Demaçi”, tha Osmani.

Ndërkaq, Kurti tha se Demaçi është një shembull të cilin nuk e ka as Evropa, i cili ka vuajtur më së gjati, por nuk është dorëzuar asnjëherë.

“Me të drejtë baca Adem Demaçi është quajtur Mandela shqiptar, por unë do të thoja se as më Evropë nuk ka një shembull të ngjashëm me 28 vite burg është shqiptari që ka vuajtur më së gjati, por që edhe që nuk është thyer dhe dorëzuar asnjëherë”, tha ai.

Me rastin e 17 Shkurtit, Osmani dhe Kurti bënë homazhe edhe te varri i ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova./Gazeta Sinjali/