image Osmani dhe Kurti takohen me përfaqësuesit e Partisë Turke të Kosovës

Politikë

Osmani dhe Kurti takohen me përfaqësuesit e Partisë Turke të Kosovës

news image

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, po vazhdojnë takimet me përfaqësuesit e partive politike, shkruan Gazeta Sinjali.

Për të diskutuar për formimin e institucioneve, Osmani dhe Kurti sot janë takuar me përfaqësuesit e komunitetit turk.

Në takim ata sot kanë pritur Fikrim Damkën dhe Fidan Brina Jiltan, përfaqësues të Partisë Turke të Kosovës./Gazeta Sinjali/