Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se mostrat e sotme të marrura nga Istogu kanë rezultuar negativ me Covid-19.
Osmanaj po ashtu ka konfirmuar se një 80 vjeçar nga Studenica, është dalë pozitiv me këtë virus.
“Të gjitha mostrat e sotme janë negative gjë që na gëzon! Por, sot u konfirmua një rast pozitiv 80 vjeçar nga Studenica! Kujdes”, ka shkruar ai.
Ndryshe, nga kjo komunë, deri tani janë konfirmuar dy raste të prekura nga virusi, njëra prej tyre (39 vjeçare nga fshati Lluga) ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm./GazetaSinjali/