Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa para tre muajsh kanë konfirmuar se do të bëhen prindër.
Dy yjet e skenës shqiptare do të bëhen prindër të një vajzë, ndërsa së fundmi këngëtarja ka realizuar një set fotografik.
Në pozat e realizuara, ajo është paraqitur me barkun e fryrë, teksa është në periudhën e fundit të shtatzënisë.
“Lavdi Zotit për këtë bekim! E kam shijuar këtë pritje të ëmbël? Patjetër që po dhe i lumturohem ende çdo momenti që ajo lëviz brenda meje. I kam shijuar kaq shume momentet tona bashkë, e vogla ime A”.
“Lutem për secilën prej jush që është në pritje, por edhe ato që e dëshirojnë. Zoti është i mirë! Ai do t’i përgjigjet lutjeve tuaja!”, ka shkruar Orinda në përshkrim./Gazeta Sinjali/