image Katër fëmijë dhe tre gra shtatzëna të shtrirë në QKUK për shkak të COVID-19 - Sinjali

Katër fëmijë dhe tre gra shtatzëna të shtrirë në QKUK për shkak të COVID-19

news image

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 124 pacientë nga COVID-19.

120 nga ta të konfirmuar pozitivë dhe katër të negativizuar.

Me oksigjeno-terapi 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 53 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin