image Organizuan faljen e namazit në shtëpi – arrestohen tre persona në Gjilan

Kosovë

Siguri/ Organizuan faljen e namazit në shtëpi – arrestohen tre persona në Gjilan

news image

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në lagjen Arbëria të Gjilanit, pasi në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, ku thuhet se personat janë arrestuar në orën 13:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tej, raportohet se të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/