image Organizoi dasmë, gjobitet lokali në Durrës, kjo është shuma

Shqipëri

Organizoi dasmë, gjobitet lokali në Durrës, kjo është shuma

news image

Në një kohë që grumbullimet masive janë të ndaluar me ligj, për shkak të situatës së koronavirusit, një lokal në Durrës është gjobitur, pasi ka organizuar një dasmë.

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë të reja, pronarin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Policia e Durrësit apelon pronarët e lokaleve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19. /Gazeta Sinjali/