image "Organizatë terroriste që e zhvati popullin", qytetarët e mllefosur me shërbimet e Telekomit të Kosovës
[wp-story id="814678"]

Kosovë

“Organizatë terroriste që e zhvati popullin”, qytetarët e mllefosur me shërbimet e Telekomit të Kosovës

news image

Gazeta Sinjali sot ka bërë një anketë me qytetarët, për t’i pyetur se sa janë të kënaqur me shërbimet e Telekomit të Kosovës.

Nga 280 komente sa janë bërë brenda 2 orëve, shumica prej tyre janë nga qytetarë të pakënaqur dhe të mllefosur me Valën dhe shërbimet që marrin nga ky operator.

Madje, disa prej tyre këtë operatorë e kanë quajtur “organizatë terroriste”, e cila sipas tyre “e ka zhvatur popullin e Kosovës”.

“Një organizatë terroriste që e zhvati popullin e Kosovës në mënyrë të organizuar për 20 vite, duke e shfrytëzuar monopolin për vite me radhë! Hajdutë të pamëshirshëm! Çetnikë të poshtër”, ka shkruar një qytetar.

Një qytetar tjetër ka thënë se Vala e ka shërbimin katastrofë si në rrjetin mobil, ashtu edhe atë të internetit. Ai thotë se që nga muaji shkurt, 70 herë ka kontaktuar ata, por thotë se shërbimet nuk kanë pasur ndonjë përmirësim.

“Shërbim më të pistë as s’kam përjetuar, po dhe as mos përjetofsha kurrë. Shërbimi katastrofë si në rrjetin mobil, ashtu dhe atë të internetit. Këta thonë që ka 3 dhe 4G, por është e pavërtetë. Ajo vlen vetëm në ‘E’, as ‘H’ jo, e lërë 3 ose 4 G. S’po them më pak, veç nga shkurti deri më tash, rreth 70 herë i kam kontaktuar ata në qendër, por pa suksese. Rrjeti shumë i dobët”, ka shkruar një qytetar tjetër.

Ndërkohë, një mërgimtar i cili tha se ka ardhur një javë më parë nga Gjermania thotë se ka paguar 10 euro për një pako njëmujore të internetit, por thotë se sot ka pranuar mesazhin që pakoja është shpenzuar./Gazeta Sinjali/

Shprehuni në komente👇

Posted by Sinjali on Wednesday, December 30, 2020