Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka mbajtur aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Dibran Hoxha nga kjo organizatë tha se Altin Sahiti nga Ministria e Arsimit, Selim Bezeraj dhe Rifat Krasniqi shkarkuan ish-rektorin Naser Sahiti të premten pa asnjë justifikim të qëndrueshëm.
“Për Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, himni fillon: Rreth plagjiaturës të përbashkuar! Altin Sahiti nga radhët e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim të ngushtë me plagjiatorin Selim Bezeraj dhe infamozin Rifat Krasniqi, te premten shkarkuan rektorin Naser Sahiti pa mundur të japin asnjë justifikim të qëndrueshëm për këtë shkarkim.
“Kush do ta mendonte se vetëm 21 ditë pas ardhjes në pozitë të plagjiatorit dhe infamozit të cilët e filluan mandatin e tyre në Këshill Drejtues më 1 tetor, do të arrinin marrëveshje me përfaqësuesit nga radhët e Ministrisë së Arsimit për ta shkarkuar rektorin”, tha Hoxha.