image ORCA "rezervon" 448 vende në shesh për protestuesit "e mundshëm"

Kosovë

Aktualitet/ ORCA “rezervon” 448 vende në shesh për protestuesit “e mundshëm”

news image

Organizata për Rritjen e Cilësisë së Arsimit (ORCA) së bashku me dy organizata të tjera joqeveritare dhe aktivistëë të pavarur kanë zhvilluar një aktivitet për siç njoftojnë ata “të drejtën për tubim publik”, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes këtij aksioni, ata shënjuan 448 pika për 448 protestues të mundëshëm në hapësirën para objektit të Qeverisë së Kosovës.

E drejta për tubim publik, sipas këtyre aktivistëve, është po aq vitale për demokracinë sa të ushqyreit për njeriun.

“Ashtu siç është me rëndësi të ushqyerit për jetesën tonë, me ç’rast institucionet kanë nxjerrë rregulla se si duhet të blejmë e të furnizohemi me ushqim, në po atë masë është e rëndësishme demokracia për jetën tonë socio-politike. E demokracia nuk nënkupton vetëm zgjedhje një herë në katër vjet, por edhe të drejtën e qytetarëve për demokraci pjesëmarrëse përmes lirisë për asocim, pra lirisë për tubim publik, të garantuar me ligjet në fuqi, me konventat ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e ORCA-s.

Përmes këtij aksioni simbolik, këto OJQ dhe aktistët që morën pjesë në këtë aksion kërkojnë nga institucionet relevante definimin e rrugullave të protestimit në përputhje me situatën aktuale në pandemi.

Ata propozojnë të vendosen kufizime që ruajnë shëndetin publik, siç thonë ata janë: distaca mes protestuesve “të mundshëm”, mbajtja e maskave dhe dorëzave, por të cilat nuk ua pamundësojnë atyre ushtrimin e kësaj të drejte, që garantohet edhe me ligj dhe Kushtetutë.

Në fund të kumtesës, thuhet se organizatat joqeveritare dhe aktivitët që zhvilluan këtë aksion, mbesin të përkushtuar që të gjejmë mënyra të reja “për të zhvilluar demokracinë, mjetet e saj dhe për t’i avancuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës edhe në kohë pandemie”./Gazeta Sinjali/

Organizatat dhe aktivistët e përfshirë në aksion:

ADMOVERE

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim

Trina Binaku

Gentiana Mehmeti

Alora Hyseni

Durim Jasharaj

Indrit Ferati

Rinor Mehmeti

Paris Guri

Roni Idrizaj

Agon Rexhepi

Adelina Tërshani