image ORCA: Kolegjet private rrezikojnë cilësinë e arsimit në Kosovë

Kosovë

Konferenca/ ORCA: Kolegjet private rrezikojnë cilësinë e arsimit në Kosovë

news image

Kolegjet private po vazhdojnë të regjistrojnë studentë, përtej numrit të lejuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim. Në këtë mënyrë po dëmtohen studentët të cilët nuk do të mund t’i validojnë diplomat e tyre, pranë NARIC Kosova (Qendra Kombëtare për Njohjen e Diplomave), ashtu që t’u mundësohet të punojnë apo studiojnë jashtë vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu u tha sot në konferencën e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ku u publikua raporti i monitorimit të NARIC Kosova.

Po ashtu u tha se numri i lartë i diplomave të doktoratës, që vijnë nga institucionet e arsimit të lartë privat të vendeve fqinje janë duke dëmtuar cilësinë e arsimit në Kosovë.

Drejtoresha e Qendrës “NARIC Kosova”, Kumrije Gagica, tha se një arsye tjetër pse vonohen njohjet e diplomave është mosnjohja e shtetit të Kosovës nga vendet e tjera.

“Shpeshherë vonesat në njohje ndodhin edhe për shkak të shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën..Ne i kemi paraqit disa nga sfidat të cilat kishim me normalizu punën në qendër, që njëra prej tyre kish me qenë dhe një propozim që të krijohet një ligj i veçantë që rregullon punën për njohjen e diplomave…në NARIC Kosova është shtuar edhe një komponentë që është validimi i diplomave të fituara në Republikën e Kosovës me qëllim të përdorimit të atyre diplomave jashtë Kosovës”, deklaroi Gagica./GazetaSinjali/