image ORCA i kërkon falje kandidates për deputete që e përfshiu në listën e profesorëve

Kosovë

Lëshim/ ORCA i kërkon falje kandidates për deputete që e përfshiu në listën e profesorëve

news image

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ORCA, i ka kërkuar falje publike  kandidates së AAK-së për deputete, Drita Krasniqit, të cilën e përshiu në listën e profesorëve që kanë kandiduar për deputetë.

Siç thuhet, ORCA gabimisht ka keqinformuar publikun se zonja Drita Krasniqi, kandidate për deputete e AAK-së, është edhe profesoreshë në një nga universitetet publike.

“Ky lëshim ka ndodhur për shkak se në Universitetin e Prizrenit ekziston një person me emër të njëjte dhe që ngjason jashtëzakonisht shumë me zonjën kandidate nga radhët e AAK-së.  ORCA dëshiron t’i sigurojë të dy zonjat në fjalë se lëshimi është absolutisht i paqëllimshëm dhe se kërkim falja jonë është e sinqertë”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Bashkë me komunikatën ORCA ka dhënë edhe vegëzat me fotografi të dy zonjve në fjalë, për të arsyetuar lëshimin, që siç thuhet është bërë përshkak të ngjashmërisë së madhe të tyre.

Vegëza në të cilën gjendet Drita Krasniqi si pjesë e stafit akademik në Universitetin e Prizrenit; https://uni-prizren.com/sq/drita-krasniqi

Vegëza në të cilën gjendet kandidatja për deputete, Drita Krasniqi; http://www.weekofwomen.org/web/pjesmarrsit.php

/Gazeta Sinjali/