image Orari i takimeve për planin franko-gjerman në Bruksel, takimi Kurti-Vuçiq pas bisedave ndaras

Politikë

Orari i takimeve për planin franko-gjerman në Bruksel, takimi Kurti-Vuçiq pas bisedave ndaras

news image

Të hënën pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, për të diskutuar lidhur me planin franko-gjerman. 

Takimet pritet të fillojnë në orën 15:00, sipas një komunikate zyrtare të Shërbimit të Jashtëm Europian, ku bëhet e ditur se Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të ndara me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët.

Ky është lajmërimi i plotë:

Të hënën, më 27 shkurt, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të ndara me liderët, duke filluar nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

/GazetaSinjali/