image Ora e Arta Elezajt kushton hiç më pak se 48 mijë euro

Bota e Yjeve

Ora e Arta Elezajt kushton hiç më pak se 48 mijë euro

news image

Arta Elezaj është njëra nga të ftuarat e puntatës së sotme të “Zemër Luana”.

Teksa humbi krah lojtarëve të skuadrës së saj “Luanët e verdhë” në lojën e parë, përveçse humbën pikët, ata duhet t’iu përgjigjeshin nga një pyetjeje pikante.

Për Artën pyetja ishte se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë dhe ajo që i kanë bërë të tjerët.

Ajo tha se dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë ka qenë dashuria e saj për dikë, ndërsa dhurata më e shtrenjtë që i kanë bërë është ora që mbante në dorën e saj të majtë mbrëmjen e sotme.

Kujtojmë se ora që ajo mbante në dorë sonte është vënë re edhe nga faqet e veshjeve në Shqipëri në rrjetin social Instagram dhe sipas kërkimeve të tyre, ora e saj kushton plot 48 mijë Euro.

/GazetaSinjali/