image Opsioni i ri i Instagramit nuk lejon të lini komente ofenduese

Teknologji/ Opsioni i ri i Instagramit nuk lejon të lini komente ofenduese

news image

Rrjeti social Instagram, ka vendosur që t’i kontrollojë automatiksiht komentet ende pa i publikuar.

Opsioni i ri i këtij rrjeti, i cili pritet që së shpejti të hyjë në përdorim është bërë me qëllimin që të reduktohet bullizimi online, transmeton Gazeta Sinjali.

Opsioni “Al” do të ju njoftojë që përshkrimi i fotografive/videove apo edhe komenteve që lini te dikush tjetër është ofendues, kështuqë do të keni mundësi ta fshini apo editoni atë shkrim.

“Al” do të gjurmojë çdo shkrim të juajin, prandaj bëni kujdes se çfarë do të shkruani në mbishkrimin e fotografive apo videove të publikuara.

Instagram ka bërë të ditur që ky opsion do të hyjë në përdorim nga viti 2020./Gazeta Sinjali/