image Opozita lëshon sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të Kurtit në seancën solemne

Politikë

Opozita lëshon sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të Kurtit në seancën solemne

news image

Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, opozita e lëshoi sallën.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë çuar nga ulëset e tyre dhe kanë dalë jashtë.

Kurse, kryeparlamentari, Glauk Konjufca ju bëri thirrje që të sillen me dinjitet.

Ju lutemi të sillemi me dinjitet, është dita e pavarësisë”, ka thënë Konjufca.

Mirëpo, thirrja e tij siç duket nuk luajti rol pasi që deputetët e opozitës u larguan nga salla ende pa përfunduar fjalimi i Kurtit.

Në fjalimin e tij, Albin Kurti ka shfrytëzuar seancën për pavarësinë, që të tregojë edhe për të arriturat që konsideroi se pati Qeveria.

Kriza me pandeminë e energjinë kanë prekur çdo shtet dhe nxorën në pah mungesën e planifikimit tonë afatgjatë e investimeve strategjike. Prandaj duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri tjetrin. Krizat kanë prekur të gjithë qytetarët. I di kushtet që jetojnë shumica e qytetarëve, i njoh brengat e tyre, shumica jetojnë nga muaji në muaj, e të shumtë jetojnë me dërgesa nga diaspora. Ishte kjo gjendje e qytetarëve dhe humbja në besimin e drejtësisë, ajo që solli ndryshimin e madh një vit më parë”, deklaroi Kurti.

/GazetaSinjali/